Bexheti: Baci Halil u angazhua fuqishëm në unifikimin e popullatës shqiptare
Akademi përkujtimore në Saraj, Bexheti: Baci Halil u angazhua fuqishëm në unifikimin e popullatës shqiptare
Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti si dhe shumë mysafirë të tjerë bënë homazhe dhe vendosën lule tek varrezat dëshmorit të kombit Halil Latifi.
Me këtë rast në restorantin Korabi në Saraj nën përkujdesjen e kryetarit të komunës Blerim Bexheti është mbajtur Akademi përkujtimore për veprimtarinë e Halil Latifit. Në këtë manifestim kanë marrë pjesë edhe zv/ kryeministri për implementimin e marrëveshjes së Ohrit Hazbi Lika dhe kryetari i SHVL-së Fazli Veliu si dhe shumë mysafirë të tjerë
Në fjalimin e tij Bexheti theksoi se historia e popullit shqiptar është e lavdishme, dhe se brez pas brezi është shkruar me gjak nga bijt dhe bijat më të mirë dhe më të devotshëm të kombit tonë.
“Përkujtojmë angazhimin dhe veprën e veprimtarit Halil Latifi i cili u angazhua fuqishëm në unifikimin e popullatës shqiptare, përgatitja e tij për luftë kundër ushtrisë serbo-jugosllave. Angazhimi i tij legal dhe politik binte ndesh me politikat e regjimit totalitar të atëhershëm jugosllav. Kundërshtarët e këtyre politikave organizonin në mënyrë tinzare dhe mizore likuidimin fizik të veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare”, theksoi Bexheti.
Halil Latifi ka lindur në fshatin Gërçecit të Shkupit, me ç’rast Latifi u flijua në Shkup nga torturat ç’njerëzore që ushtruan njësitet special nëpër stacionet policore, për shkak se ushtronte veprimatri kombëtare.