Ambasadori Riker, viziton Komunën e Sarajit

Saraj, 10 shtator-Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti në zyrat e tija ka pritur ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Filip Riker. Kreu i Sarajit e ka informuar ambasadorin Riker me të gjitha aktivitetet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo Komunë. Të dy bashkëbiseduesit kanë folur dhe kanë shqyrtuar mundësitë për investime amerikane në teritorin e kësaj komune ”Falenderova zotin Riker për premtimin që mbajti për të vizituar komunën tonë. Diskutuam për shumë cështje , shqyrtuam mundësitë për të investuar në Komunën e Sarajit. Me pozitën e vet të shkëlqyer gjeografike Komuna e Sarajit, mund të jetë tërheqëse dhe atraktive edhe për investitorët amerikan .”ka  thënë kreu i Sarajit. Kryetari Bexheti e ka njoftuar ambasadorin Riker edhe me bukuritë natyrore që posedon Komuna e Sarjit.   Ambasadori Riker ka falenderuar numrin një të Sarajit , duke iu uruar fitoren absolute që kori  në zgjedhjet lokale të këtij viti.” Isha këtu para zgjedhjeve dhe bëm marveshje për të pasur zgjedhje të lira dhe te qeta. Ashtu sic pata premtuar se do të vij pas mbajtjes së  zgjedhjeve , sot jam këtu për ta uruar  Blerim Bexhetin për fitoren si dhe kandidatët  tjerë për kontributin e dhënë që zgjedhjet të jenë të lira dhe të qeta. Zgjedhjet e kaluara lokale ishin të suksesshme. Sot patëm një mundësi të mirë që të flasim për sfidat edhe pse është shumë herët, por jamë i kënaqur që të gjith kandidatët janë së bashku për të ofruar ide dhe për ta ndihmuar Kryetarin e Komunës ,Blerim Bexhetin, të cilin tani e pret një punë e madhe", ka thënë ambasadori Riker.Në këtë takim prëvec kreut të Sarajit të prarnishëm ishin edhe tre kandidatët , tjerë të cilët morën pjesë në  zgjedhjet lokale. Vizita e Ambasadorit amerikan ishte në vazhdën e cikleve të vizitave të cilat Riker ua bën komunve.

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}