Në Komunën e Sarajit ka përfunduar me sukses projektin e aplikimit të kërkesave për legalizimin e objekteve pa leje. Banorët e vendbanimeve të Sarajit kanë shprehur interesim të madh për legalizimin objekteve të tyre . Deri në skadimin e afatit gjithsej kanë aplikuar mbi 7600 kërkesa numër ky i cili tregon qartë për interesimin që kanë treguar banorët e kësaj komune.Për fillimin e procedurës për legalizim ka qenë e mjaftueshme që qytetarët të dorëzojnë vetëm kërkesë, me kopje të letërnjoftimit dhe dëshmi të kyçjes infrastrukturore, gjegjësisht llogari për energji elektrike apo ujë, ndërsa elaboratin e nevojshëm gjeodezik ta bashkëngjisin shtesë. Ligji për legalizimin e objekteve të ndërtuara në mënyrë joligjore parashikon që pas pranimit të kërkesës për legalizim, një komision nga komuna në afat prej gjashtë muajve të dalë në terren dhe ta përcaktojë gjendjen faktike. Formon procesverbal për shqyrtimin e bërë me të dhëna teknike për objektin ilegal dhe bën fotografi prej tij. Pas shqyrtimit nga komisioni është ndaluar intervenimi i objekteve pa leje për ndërtim apo riadaptim.Pas dorëzimit të kërkesës qytetarët do të kenë afat prej 6 viteve që t’i kompletojnë dokumentet e tyre për legalizim pas çka objekti do të bëhet pronë e tyre.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}