Kryetari i komunës Sarajit Blerim Bexheti ka realizuar takim me drejtorin e Komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare dhe grupet religjioze Darijan Sotirovski.
Dy bashkëbiseduesit theksuan nevojën e bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Sarajit dhe KMBFGR si pjesë e procesit të ndërtimit të mirëbesimit ndërmjet qytetarëve dhe pjesëtarëve të bashkësive të ndryshme.
“Bashkëpunimi me Komisionin për marrëdhënie me bashkësitë fetare ka rëndësi të madhe për neve duke pasur parasysh se në komunën tonë ka objekte dhe monumente fetare të cilat kanë vlerë të veçantë për shoqërinë tonë ” theksoi Bexheti
Ndërsa, Sotirovski theksoi se do t’i përkrah të gjitha përpjekjet e vetëqeverisjes lokale për përmbushje jo selektive të nevojave fetare të qytetarëve.
“Komuna e Sarajit jo rastësisht është komuna e parë që e vizitoj, këtu është një potencial i madh për një angazhim të përbashkët për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, siç është xhamia Husein Shah dhe kisha Shën Andrea, te cilat dëshmojnë për ekzistimin e përbashkët shekullor te paraardhësve tanë dhe besimin e tyre të paluhatshëm“ është shprehur Sotirovski.
Në fund të takimit, Bexheti dhe Sotirovski u zotuan se bashkëpunimi midis komunës dhe këtij komisioni do të jetë edhe më i madh me qëllim që pjesëtarët e feve të ndryshme të njohin nga afër fetë e njëri-tjetrit.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}