Bexheti përuron Këndin e Lojërave në Radush
Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, vizitoi vendbanimin Radush si dhe lëshoi në përdorim Këndin e lojërave për fëmijë.
Një projekt të tillë Komuna e Sarajit e realizon për herë të parë vendbanimin Radushë, ku i njëjti pritet të realizohet edhe në disa vendbanime tjera të Komunës së Sarajit. Këndi I lojërave është vendosur në hyrje të Radushës dhe ka një sipërfaqe të mirë për të plotësuar nevojat e fëmijëve për të luajtur dhe është i pajisur me disa rekuizita që do të argëtohen fëmijët.
Radusha prej sot fitoi vend të ri për tu zbavitur fëmijët, kryetari Bexheti në prani të qytetarëve lëshuan në përdorim këndin për lojëra me shumë pajisje për tu zbavitur fëmijët.
Me këtë rast, kryetari Bexheti, theksoi se komuna e Sarajit është e gatshme që të punojë edhe më shumë me qëllim që të gjithë fëmijët të kenë këndet e tyre ku do të mund të zbaviten gjatë kohës së tyre të lire. Ai përshëndet të gjithë të pranishmit si dhe falënderoi të gjithë ato që mbështetën këtë projekt të komunës
Bexheti gjithë ashtu, theksoi se së shpejti në vendbanimin Radush do të fillon edhe bekatonizimi i rrugëve, si dhe projekte tjera të sferave të ndryshme.
Projekti për vendosjen e lojërave është realizuar nga mjete vetanake të Komunës së Sarajit