Shkup, 25 korrik – Në mënyrë solemne në Komunën e Sarajit është bërë ceremonia e binjakëzimit të kësaj komunë me atë të Kirshiherit nga Republika e Turqisë.Akti solemn është bërë në prezencë të të dy kryetarëve, asaj të Sarajit dhe Kirshiherit Blerim Bexheti dhe Jashar Bahscexhi dhe të punësuarve në të dy komunat. “Binjakëzimi mes dy komunave tona ka për qëllim afrimin e popujve, afrimin vëllazëror, dhe afrimin e botëkuptimeve dhe kulturave. Koha e monizmit ka shkaktuar ndarje aq të thella të cilat janë shndërruar në situata dramatike. Prandaj në këto kushte të sotme të mira, bashkëpunimi ynë dhe aktivitetet e ndërsjella mund të sjellin përforcimin e marrëdhënieve tona vëllazërore. Ne si komunë nga Turqia kemi ndërmend që banorëve të Sarajit tu ndërtojmë një shatërvan i cili do të mbetet simbol i binjakëzimit tonë me të cilin banorët e komunës tuaj do të mund të na përkujtojnë”, ka deklaruar, Jashar Bahçexhi, kryetra i komunës së Kirshehirit. Kryetari i komunës së Sarajit përpara mysafirëve nga Turqia, u shpreh se ky binjakëzim nuk do të mbetet vetëm në letër por do të realizohen aktivitete konkrete. Ai paralajmëroi se gjatë muajit të ramazanit të dy komunat do të organizojnë një iftarë në të cilin do të marin pjesë mbi 2500 qytetar nga Saraji dhe rrethina. Aktivitetet konkrete do të fillojnë në sferën e arsimit, të dy komunat kemi vendosur që të bëjmë disa aktivitete me të cilat do të afrohen disa nga shkollat nga të dy komunat tona.”, tha kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti. Komuna e Kirshehirit gjendet në Turqinë qendrore, dhe numëron mbi 120 mijë banorë.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}