Fondacioni për zhvillimin e arsimit dhe kulturës Albiz sot e organizoj “Panairin e bizneseve të Komunës së Sarajit”, i cili u mbajt në hapësirat e restorantit Korabi në Saraj.
Në këtë panair produktet e veta i prezantuan 20 kompani të cilat veprojnë dhe janë nga komuna e Sarajit. Kompanitë ishin nga me të ndryshmet, i promovuan produktet ushqimore, higjienike, materialet ndërtimore etj. Disa nga këto kompanitë janë përfaqësues të brendeve të mëdha botërore.
Në hapjen solemne të pranishmëve iu drejtua z. Ilir Idrizi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Albiz, i cili tha se është privilegj që për herë të dytë realizojmë këtë panair duke promovuar kompanitë afariste dhe katalogun e kompanive.
Fjalë rasti pati z. Nexhat Shahini, kryetar i Këshillit të donatorëve pranë Fondacionit Albiz, i cili i përshëndeti të pranishmit dhe tha se ky panair tashmë po bëhet tradicional dhe numri i kompanive që prezantojnë po rritet. Po ashtu panairin e përshëndeti edhe z. Blerim Bexheti, kryetar i Komunës së Sarajit i cili potencoi mbështetjen institucionale që komuna u ofron bizneseve.
Në panair fjalë rasti patën edhe Ekselenca e tij ambasadori i Republikës së Shqipërisë z.Fatos Reka dhe nënkryetari i OEMVP-së z.Mendi Qyrra.
Gjatë panairit u promovua edhe Katalogu i bizneseve të Komunës së Sarajit. Katalogun e prezantoi kooridnatori i projektit, z. Rrametulla Sefa.
Në katalog janë përfshirë të dhënat për rreth 400 kompani, ku mund të gjenden të dhëna për veprimtarinë, numrin e të punësuarve, të ardhurat vjetore, kontakti etj.
Panairin e vizituan rreth 300 vizitorë.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}