Shkup, 1 shtator – Pas më tepër se një viti mësim nëpër objekte të improvizuara , nxënësit e shkollës fillore “Emin Duraku”, nga fshati Bukoviç I komunës së Sarajit përfundimisht janë kthyer në bankat e tyre shkollore. Në ceremoninë e lëshimit në përdorim përveç nxënësve, arsimtarëve dhe ushtrueses së detyrës Kryetare e Komunës së Sarajit, ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i arsimit dhe Shkencës, Safet Neziri. Në fjalimin e saj u.d kryetare e Komunës së Sarajit Vejzie KovaçI përpara nxënësve tha se ndjehet e lumtur dhe e gëzuar që 1 shtatori I vitit 2011 nxënësit e shkollës Emin Duraku i gjen në bankat e tyre shkollore. “Përgëzoj nxënësit arsimtarët dhe stafin udhëheqës të shkollës Emin Duraku, shpresoj se ëndrra e çdo fëmiu që të mësojnë në shkollën e tyre sot u plotësua. E di që gjatë vitit të kaluar keni mësuar në kushte joadekuate ju përgëzoj për guximin dhe dëshirën tuaj për të edukuar nxënësit edhe përskaj kushteve joadekuate”, ka deklaruar u.d kryetare e komunës Vejzie Kovaçi. Zëvendësministri i arsimit dhe shkencës Safet Neziri, u shpreh se institucioni I tij do të bëjë çmos që të garantojë mbarëvajtjen të procesit edukativo-arsimorë nëpër të gjitha shkollat . Ai njëherit ka shprehur edhe kënaqësinë e tij që përfundimisht pas shumë peripecive nxënësit e kësaj shkolle u kthyen në bankën e tyre shkollore.“Ne përurojmë ndërtimin e objektit I plotëso n të gjitha kriteret mendoj se premtimi I Ministrisë së Arsimit u realizuar , ne jemi të kënaqur me punimet e kësaj shkolle .Gjatë këtij takimi biseduam edhe për të e gjitha problemet, ne jemi te gatshme që ti ndihmojmë të gjitha shkollat me qëllim të garantimit të kushteve më cilësore për të gjithë nxënësit”, ka deklaruar zëvendësministri I arsimit, Safet Neziri. Rindërtimi i shkollës së Bukoviçit kja kushtuar rreth 10 milion denarë, dhe është donacion i USAID-it, ndërsa me mjete të saj financiare kanë participuar edhe Ministria e arsimit dhe Shkencës dhe Komuna e Sarajit. Shkolla e Bukoviçit, u dogj tërësisht nga një fatkeqësi zjari gjatë vitit të kaluar. Për një vit rrjesht nxënësit e kësaj shkolle proçesin edukativo-arsimorë e kanë ndjekur nëpër objekte të improvizuara dhe në bibliotekën e shkollës.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}