Bukoviçi, nuk do ketë problem me ujrat e shiut

Banorët e vendbanimit Bukoviç, të Komunës së Sarajit, nuk do të përballen me problemin e ujrave të shiut, I cili është grumbulluar në sasi të mëdha dhe e ka dëmtuar rrugën kryesore të fshatit. Për kët qëllim autoritet komunale të Sarjit kanë hapur një kanal dhe e kanë betonuar. Me këtë investim të Komunës së Sarjit është zgjidhur një problem tepër I madhë, për banorët e kësaj pjese të fshatit. Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati u shpreh se këtë investim e pamë si të domosdoshëm, pasi që vlersuam se ky kanal do të mbrojë edhe rrugën e cila është e shtruar me pllaka të bekatonit, por do të jetë edhe më mirë për vetë banorët në aspect ekologjik.

“Fillimishtë hapja dhe ndërtimi I këtij kanli në Komunë erdh si kërkes e banorëve, por pasi analizuam situatën vendosëm ta hapim kanlain dhe ta ndërtojmë sa më mirë. Është një investim prej 1 milion e 200 mij denarë, mjete këto të ndara nga buxheti komunal. Besoj se tani kjo pjesë do jetë më e pastër në aspektin higjenik dhe nuk do të ketë problemin e ujrave të shiut, ku nga këto ujra është dëmtuar edhe infrstruktura. Në Bukoviç kemi realizuar disa projekte infrastrukturore në shtruarjen me pllaka të bekatonit disa rrugë, por banorët I sigurojë se aktivitet e Komunës së Sarajit do të vazhdojnë në këtë vendbanim dhe vendbanimet tjera, mvarësisht nga kërkesat e tyre dhe planifikimeve tona”, deklaroi Bekim Murati.

Kryetari Murati, u shpreh se fokus I Komunës së Srajit edhe më tej mbetet zhvillimi I infrastrukturës rrugore, ndërtimi I rrjeteve të ujsjellsve, kanalizimeve fekale dhe hapja e institucioneve shtetërore në teritorin e Komunës së Sarajit, kushte këto që do ta lehtësojnë organizimin e jetsor të banorëve. Në këtë drejtim ai, përmendi vendosjen e gurthemelit të shkollës së mesme në Saraj për një kohë shumë të shkurt, përurimin e çerdhes dhe ndërtimin e sheshit në Saraj.  

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}