Digjet shkolla Emin Duraku, në fshatin Bukoviç

Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti së bashku me zëvendësministren e Arsimit dhe Shkencës Lindita Qazimi ka vizituar shkollën fillore “Emin Duraku”, të fshatit Bukoviq, e cila të ejnten në mbrëmje u shkatërua tërësisht si rezultat një një zjari të fuqishëm i cili kaploi shkollën.  “Dëmi është shumë i madh, vlerësimet e para janë që do të duhet prej themelit të ndërtohet një godinë e re. Ne si komunë do ti marrim gjitha obligimet që ky proces të zhvillohet normalisht. Më e rëndësishme është që në bashkëpunim me ministrinë e Arsimit dhe qeverinë që fillimi i vitit të ardhshëm të na gjejë me objekt ku nxënësit e shkollës “Emin Duraku” në Bukoviq të shkojnë në shkollë si gjithë nxënës të tjerë”, deklaroi Blerim Bexheti, kryetar i komunës së Sarajit. Edhe pse një grup i banorëve menjëherë kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit, nuk kanë mundur ta shpëtojnë shkollën nga djegia e plot. Sipas të dhënave të para zjarri mund të jetë shkaktuar nga qarku elektrik. “Shkaku është instalimi  i shkollës në pjesën e sipërme të kulmit i cili nuk është rinovuar nga ndërtimi i shkollës në vitin 1965. Ma merr mendja se është prej rrjetit po të ishte prej naftës me siguri do të kishte ekspozim, për fat të mirë, nuk kemi dëme në njerëz, lëndime apo viktima por dëmet siç mund të shihni edhe administrata por edhe objekti 100% është shkatërruar”, deklaroi Mubedin Bajrami, drejtor i shkollës.Në teren kanë dalë edhe përfaqësues të ministris së arimit të cilët kanë vlerësuar dëmet e shkaktuara.  “Sot në terren është komisioni i ministrisë së arsimit që do të konstatojë dëmet e shkaktuara nga zjarri dhe ne si ministri jemi të gatshëm të marrim të gjitha masat për ti siguruar kushtet infrastrukturore dhe hapësinore për të zhvilluar një proces normal edukativo-arsimor”, u shpreh zëvendësministrja e arsimit ,  Lindita Qazimi.Në shkollën fillore “Emin Duraku” në fshatin Bukoviq mësojnë 350 nxënës të ndarë në 17 paralele. Ata tani do të ndjekin mësimin në bibliotekën, shtëpinë e kulturës si dhe në shkollën në fshatin Arnaqia e poshtme. Kjo është shkolla e dytë që është djegur në komunën e Sarajit brenda një kohe të shkurtër. Para pak javësh u dogj shkolla fillore “Bajram Shabani” në fshatin Svillare e poshtme.