Me rastin e ditës ndërkombëtare të Boshnjakëve sot Kryetari i komunës së Sarajit z.Ilas Veseli ishte prezent në shkollë periferike Dituria në vendbanimi Lubin ku stafi i shkolles kishte organizuar një program të pasur artistik me këng dhe valle.
Komuna e Sarajit mbështet diversitetin kulturor dhe harmoninë ndërkomunitare, duke vlerësuar kontributet e vyera që komuniteti boshnjak ka dhënë në ndërtimin e një shoqërie të përbashkët dhe të begatë. Le të jetë kjo ditë një kujtesë për unitetin tonë dhe për rëndësinë e respektit të ndërsjellë midis komuniteteve.