Me ftesë të Rektorit z.Izet Zeqiri sot kryetari z. Blerim Bexheti bashkë me kryetarin e komunës së Çairit z. Visar Ganiu ishin prezent në promovimin e Programeve studimore nga Universiteti “Nëna Tereza” Shkup.
Para nxënësve maturant që ishin sot të pranishëm u prezentuan gjithsej 24 programe studimore nga cikli i parë dhe 21 programe nga cikli i dytë (master).
Ftojmë të gjithë maturantët që të shfletojnë programet e ofruara dhe të zgjedhin drejtimin e tyre për të vazhduar studimet.