Ditën e pranverës administrata e komunës së Sarajit në bashkëpunim me NPK – Saraj dhe NPK – Treska organizuan aksion për mbledhjen e mbeturinave në liqenin Treska. Aksionit për pastrim ju bashkëngjitën nxënësit e klasave të nënta dhe arsimtarët nga shkollat fillore.
“Këtë ditë të pranverës po e shënojmë simbolikisht me mbledhjen dhe pastrimin e mbeturinave në liqenin Treska për të dhënë kontributin tonë në ruajtjen e mjedisit jetësor”, tha drejtori i NPK Saraj Sabaudin Rustemi. Ndërsa, drejtori i qendrës rekreative Treska Haki Saidi dërgoi një mesazh deri tek gjeneratat e reja “ Dua të dërgoj një mesazh tek gjeneratat e reja se pa ambient të pastër nuk mund të ketë një mjedis të shëndoshë për jetesë“, tha mes tjerash Saidi
Ndërsa qëllimi i aksionit ishte ngritja e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit jetësor, me këtë aksion komuna e Sarajit synon që të i nxis qytetarët të kenë kujdes për hapësirat e gjelbërta .