Ме rastin e Ditës ndërkombëtare të personave me aftësi ndryshe, me ftesë të Sh.F.K ‘’Dituria’’ Saraj , kryetari i Komunës së Sarajit, z.Ilas Veseli bashkë me stafin komunal morën pjesë në programin e organizuar nga stafi i shkollës dhe nxënësit.
Ky është një moment i veçantë për të rritur ndërgjegjësimin dhe për të reflektuar mbi rëndësinë e krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë, pavarësisht sfidave që mund të hasin në jetë.