Ekipet në terren për shkak të një defekti në rrjetin elektrik në drejtim të fshatit Bojanë

Ekipet në terren për shkak të një defekti në rrjetin elektrik në drejtim të fshatit Bojanë

Për shkak të një defekti në daljen 10 kV Rashçe nga Nënstacioni Transformatorik (TS) Kondovë, në degëzimin drejt fshatit Bojanë, po zhvillohen ndërhyrje për eliminimin e problemit me furnizimin me energji elektrike.

Gjatë ditës së djeshme, ekipet dolën në terren dhe arritën të vënë në funksion një pjesë të linjës elektrike, duke mundësuar furnizimin me energji elektrike për Rashçen dhe Kopanicën.

Ekipet punuan edhe gjatë natës, por pavarësisht përpjekjeve, nuk arritën të lokalizojnë dhe të eliminojnë defektin.

Sot, ndërhyrjet po vazhdojnë me një numër më të madh ekipesh në terren, me qëllim identifikimin dhe riparimin sa më të shpejtë të defektit dhe normalizimin e furnizimit me energji elektrike.