EVN me pikë pagesore edhe në Komunën e Sarajit

Saraj, 26 gushtTë gjithë qytetarët e Komunës së Sarajit, duke filluar nga sot 26 gusht 2009, faturat e tyre të energjisë elektrike do të mund t’i paguajn edhe në pikën pagesore të  EVN-së, në Saraj. Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti së bashku me kryetarin  e Brdit Drejtues së EVN-Maqedoni, George Valdneer , kanë lëshuar në përdorim pikën pagesore në Komunën e Sarajit. Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti, është shprehur optimist se me hapjen e pikës pagesore në teritorin e Komunës  banorëve të Sarajit do tu mundësohet që më lehtë ti shlyejnë borxhet e tyre ndaj EVN-së. Kreu i Sarajit , pret që ky hap të risë edhe numrin e qytetarëve të cilët do ti paguajnë faturat e energjisë elektrike.   Pika pagesore e EVN-së, gjendet në rrugën kryesore përballë shkollës fillore “Dituria” në Saraj.Sportelet e saja do të jenë të hapura që nga e hëna deri të ejnten nga ora 8 deri në orën 16. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}