Në fshatin Rashçe filluan punimet për ndërtimin e kanalizimeve të ujrave të zeza, me të cilin parashikohet ndërtimi i një tubacioni 300 metërsh, në vlerë prej 3 milionë denaresh. “Të zgjidhim një problem real të përditshëm të qytetarëve të Rashçes dhe vendbanimeve të tjera që kalojnë. Është në gjatësi prej 300 metrash. I gjithë projekti deri në përfundim kushton 3 milion denarë dhe shpresojmë se shumë shpejt do ta kryejmë punimet” kryetar i komunës së Sarajit Blerim Bexheti, .Banorët e Rashçe prej 35 vjetësh ballafaqohen me mungesën e menaxhimit të ujërave të zeza që rrezikon përhapjen e sëmundjeve dhe epidemive. Në fillimin e punimeve ishte pranishëm edhe zëvendëskrzeministri Abdilaqim Ademi si dhe ministri i ambientit Nexhati Jakupi.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}