Filloi manifestimi, “Ringjalle Shkupin, rringjalle Sarajin”

  Saraj,9 tetor-Në Qendrën rekreativo-sportive “Saraj” nën organizim të Qytetit të Shkupit, dhe  Komunës së Sarajit  për herë të dytë  u mbajt  manifestimi sportiv “Ringjalle Shkupin, rringjalle Sarajin”, në të cilin të gjitha shkollat e mesme të qytetit të Shkupit, garuan në disciplina të ndryshme sportive .  “Do të mundohemi, ta ruajmë të shëndoshë rininë duke u përpjekur qe ti krijojmë kushte për tu marrë me aktivitete sportive. Ne do të jemi gjithmon me rininë,  andaj edhe iniciativa e sotme është në këtë frymë që ta gjallërojme parkun dhe të rinjtë ti orjentojmë aty ku edhe duhet të jenë” ka thënë, në fjalimin e tij, Kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.   Kryebashkiaku Koce Trajanovski, në fjalimin e tij përshëndetës , kërkoi nga nxënësit e shkollave të mesme që sa më shumë të meren me aktivitete sportive, me qëllim të ngritjes së vetëdijes tek qytetarët për rëndësinë që ka sporti për jetën e njerëzve.  Ai u premtoi nxënësve se në maj të  vitit të ardhshëm, Qyteti i Shkupit dhe Komuna e Sarajit,  do të organizojë Olimpiadën shkollore  në të cilën do të marin pjesë të gjitha shkollat e nga mbarë Maqedonia. Manifestimi është pjesë e projektit “Po për miqësi –Jo dhunës” dhe ka për qëllim përmirësimin e marëdhënieve multietnike mes nxënësve të shkollave të mesme të Qytetit të Shkupit.   (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}