Saraj, 18 tetor-Ministria e Arsimit dhe Shkenëcës ka filluar rekonstruminin e shkollës fillore Bajram Shabani të fshatit Svillare e cila para disa muajve u dogj nga një fatkeqësi zjari . Zëvendësministrja e arsimit dhe shkencës Lindita Qazimi e cila ka vizituar shkollën fillore Bajram Shabani ,banorëve të Svillares iu premtoi se fëmijët e tyre në afat kohorë prej 60 ditëve do të mund të ulen në bankat e tyre shkollore. "Pas përfundimit të procedurave dhe afateve ligjore sot fillon edhe realizimi i rekonstruimit të shkollës fillore në fshatin Svillare. Shpresojmë që kompania do të respektojë të gjitha afatet e paraqitura dhe së shpejti nxënësit e kësaj shkolle mendojmë që të kenë edhe objektin e gatshëm për fillimin normal të procesit edukativo-arsimor” ka thënë zëvendësministrja e arsimit dhe shkencës Lindita Qazimi. Nga Ministria e Arsimit njoftuan se rindërtimi do të kushtojë 4 milion denar,ndërsa punimet priten të përfundojnë në afat kohorë prej gjashtëdhjetë ditëve.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}