Rashçe, 15 tetor 2009-Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, kanë filluar asfaltimin e rrugës që lidh fshatin Rashç me Kopanicë. Me asfaltimin e kësaj rruge banorëve të kësaj ane , iu shkurtohet rruga për disa kilometra pasiqë banorët e Kopanicës për të aritur deri tek vendbanimi Rashçe dhe anasjelltas kanë qenë të detyruar të udhëtojnë mbi dhjetë kilometra, ndërsa tani me asfaltimin e kësaj rruge, largësia mes këtyre dy vendbanimeve nuk arinë më shumë se tre kilometra. Fillimin e punimeve e kanë përuruar Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti dhe Kryetari i qytetit të Shkupit, Koce Trajanovski.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}