Fillon pastrimi i deponive në Matën e Epërmë

Fillon pastrimi i deponive në Matën e Epërmë
Sot kemi filluar pastrimin e gjashtë deponive në Matkën e Epërme. Pas këtij procesi, çdo shtëpie do t’i dhurohet një kontejner 120 litra për mbeturina (për gjithsej 40 shtëpi), ndërsa secilës lagje do t’i vendoset një kontejner për mbeturina me kapacitet prej 1 ton. Qëllimi ynë është të pastrojmë përfundimisht Matkën e Epërme nga mbeturinat dhe të krijojmë një sistem të qëndrueshëm për mbajtjen e pastërtisë, falë shërbimit të rregullt të grumbullimit të mbeturinave nga Ndërmarrja Komunale e Sarajit. Ky aktivitet do të kontribuojë që pastërtia të jetë një tipar dallues i këtij vendbanimi të bukur.
Kjo iniciativë mbështetet nga Bashkimi Evropian përmes Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar (CBC), në kuadër të projektit “GreenTour”.