Saraj 3 dhjetor-Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Hekurudhat e Maqedonisë në mënyrë solemne kanë lëshuar në përdorim sinjalizimin e ri të hekurudhës e cila kalon nëpër teritorin e Sarajit . Në këtë ceremoni ishin të pranishëm Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti dhe drejtori i ndërmarjes publike Hekurudhat e Maqedonisë, Besir Deari. “Sot përfundimisht në bashkëpunim me ndërmarjen Hekurudhat e Maqedonisë aritëm që të instalojmë sinjalizimin e ri në hekurudhën e cila kalon nëpër teritorin e Komunës së Sarajit . Shpresojmë se me vendosjen e këtyre sinjalizimeve do të mënjanohen aksidentet të cilat kanë marë jetën e shumë qytetarëve,”ka thënë Kryetari i Sarajit z. Blerim Bexheti. Drejtori i ndërmarjes Hekurudhat e Maqedonisë , Besir Deari në fjalimin e tij u shpreh se synim i ndërmarjes që drejton ai do të jetë sigurimi i qytetarëve dhe sinjalizimi i hekurudhave me paisjet e nevojshme të cilat do të jenë garancë për sigurinë e tyre. Proekti i realizuar kap vlerën prej 600 mijë eurove dhe është ndihmuar nga Qeveria Amerikane . Me këtë projekt janë përfshirë sinjalizimi i gjashtë vendkalime në teritorin e Komunës së Sarajit. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}