8 korik, 2009-Nata finale është mbajtur, në qendër të Sarajit në të cilën kanë marë pjesë 12 ansamble nga tetë vende të Evropës. Komuna e Sarajit si nikoqire e këtij manifestimi , organizoi drekë dhe shpërblime për të gjithë pjesëmarësit në këtë festival . Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, në lokalet e Komunës ka pritur përfaqësuesit e të gjitha shoqërive kulturoro-artistike që morën pjesë në festivalin “Skupi 2009”. Ai përpara banorëve të Sarajit dhe pjesëmarësve në festival u shpreh se manifestimet e tilla janë formë e shkëlqyer , për afrimin e njerëzve nga shumë vende të botës. Ai ka premtuar se dyert e Komunës që drejton ai çdoherë do jenë të hapura për aktivitetet kulturore. “Synimi ynë nuk është që të mbetemi këtu , shpresojmë se do të arijmë që vitin e ardhshëm , Komuna jonë të organizojë një festival në të cilin do të marin pjesë më shumë vende nga Evropa dhe më gjër”,ka thënë Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.Festivali tradicional i treti me radhë “Skupi 2009”, filloi më 4 korik , në Komunën e Çairit, ndërsa përfundoi të mërkurën në mbrëmje në Komunën e Sarajit.Në këtë festival morën pjesë shoqëri kulturoro-artistike , nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova ,Italia,Sllovakia, Turqia, Bullgaria dhe Hungaria. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}