Karavani i Bereqetit edhe në Saraj

Saraj 26 gusht 2010-Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Komunën e Bajram Pashës nga Republika e Turqisë, të ejnten më 26 gusht në parkun e Sarajit organizoi pritjen e iftarit, me çrast ariti që në një tavolinë të përvashkët ti ulë mijëra qytetarë skamnorë dhe të pasur ,qytetarë  nga Sarajit dhe rethina e Shkupit. Në këtë manifesitm përveç misafirëve të shumë ishte i pranishëm edhe Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, i cili në emër të komunës falenderoi komunë  e Bajram Pashës që aktivitetin e saj human e ka shtruar edhe në komunën e Sarajit. “Organizimi i këtij iftari është një mundësi e shkëlqyer dhe është si rezultat i bashkëpunimit të mirë mes komunës së Bajrampashës dhe asaj të Sarajit. Shpersoj se ky iftar është vetëm fillimi i një bashkëpunimi i cili presim të kurorëzohet vitet e ardhshme . Shpresoj se ky iftar do të jetë ura lidhëse mes komunës së Sarajit dhe Bajram Pashës e cila njihet si një ndër komunat më të banuara me shqiptarë të Turqi”, ka deklaruar kryetari i komunës Blerim Bexheti. Karavani i bereqetit është pjesë e aktiviteteve të Komunës së Bajram Pashës , e cila tanimë tradicionalisht organizon pritjen e iftarit në më shumë vende të rajonit. Me këtë aktivitet janë përfshirë më tepër komuna shqiptare në Maqedoni. Në këtë iftar morën pjesë mbi një mijë qytetarë nga Saraji dhe rethina. Në mesin e mysafirëve të shumë me pjesëmarjen e saj këtë ifatr e nderoi ambasadorja turke në Maqedoni si dhe përfaqësues nga Komuna e Bajram Pashës nga Turqia. Përveç, pritjes së iftarit ky manifestim ishte I begatuar edhe me një program të pasur kulturoroartistik, me këngë dhe valle tradicionale turke, ndërsa me disa valle popullore në këtë iftar u prezantua edhe Shoqëria kulturoro- artistike, Drita e Dervenit nga Saraji. 

 

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}