Komuna e Sarajit dhe policia me aktivitete konkrete për rritjen e sigurisë në komunikacion

Komuna e Sarajit dhe policia me aktivitete konkrete për rritjen e sigurisë në komunikacion

omuna e Sarajit dhe policia me aktivitete konkrete për rritjen e sigurisë në komunikacion

Kryetari i komunës së Sarajit Blerim Bexheti ka realizuar një takim me udhëheqësit e njësisë policore në Saraj të drejtuar nga shefi i tyre Nafi Abdullai.

Kryetari, Bexheti fillimisht ka falemenderuar përfaqësuesit e njësisë policore për punën e palodhshme dhe kontributin e tyre në ruajtjen e rendit publik gjatë zgjedhjeve lokale të cilat kaluan pa asnjë problem.

Siguria e qytetarëve në komunikacion, ndalimi i parkimit të automjeteve nëpër trotuare vendosja e shenjave të komunikacionit në rrugët që lidhin vendbanimet me komunën e Sarajit sidomos në rrugët të cilat lidhin komunën me vendbanimet e tjera ishin në fokus të këtij takimi.

“Për qytetarët e komunës e rëndësishme është vendosja e shenjave të komunikacionit. Fillimisht shenja do të vendosim në rrugën Saraj-Bojanë dhe Kondovë- Dvorcë, ndërsa bashkë me organet kompetente të qytetit të Shkupit do të vendosim shenja për rregullimin e shpejtësisë të automjeteve por edhe vendkalime nëpër të cilat qytetarët do të mund më sigurtë të lëvizin. Nga policia kemi kërkuar ndalimin e qarkullimit të mauneve nëpër rrugët lokale të komunës të cilët për tu ikur pagesës rrugore qarkullojnë nëpër rrugët lokale” ka thënë Bexheti.

Udhëheqësi i njësisë policore në Saraj Nafi Abdullai është shprehur se policia do të marrë masat e nevojshme për të rritur sigurinë e qytetarëve në komunikacion duke shtuar se problem kryesor me të cilin përballen ata është se ky njësit nuk ka numër të mjaftueshëm të automjeteve dhe policëve.

“ E informuam kryetarin e komunës Blerim Bexheti se policia ka bërë dhe do të vazhdojë ta bëjë punën e saj. Vërejtjet e kryetarit ishin me vend dhe ne do bëjmë çmos për ta rritur sigurinë e qytetarëve në komunikacion, përkatësisht ne do të ndalojmë parkimin e makinave nëpër trotuare. Por problem serioz për neve është mungesa e automjeteve dhe numri i pamjaftueshëm i policëve, por kryetari më premtoi se për këtë çështje do ti informojë organet më të larta policore“ është shprehur Abdullai.
Në takim është biseduar që komuna, policia bashkë me Agjencinë për rrugë do të rregullohet edhe mbrojtja anësore e autostradës në hyrje të komunës së Sarajit.

Organet komunale, përkatësisht inspektoriate komunale do të organizojnë takime me pronarët e lokaleve dhe restoranteve në të cilat lëshohet muzikë e zëshme deri në orët e vona për të gjetur një zgjidhje për këtë problem i cili i tangon qytetarët.

Ndërsa me qëllim të ruajtjes së sigurisë së qytetarëve dhe të ambientit jetësorë, kryetari i Sarajit, Blerim Bexheti ka inicuar themelimin e këshillit për preventivë i cili do të ketë detyrë koordinimin me institucionet përgjegjëse për këto çështje.

Me respekt

Shërbimi për informim i komunës Saraj (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}