Komuna e Sarajit fiton çmimin “Të ndryshëm por të njejtë”
Komuna e Sarajit, për humanitetin e saj dhe kontributin që ka dhënë për personat me nevoja të posaçme ka fituar çmimin “Të ndryshëm por të njejtë”, të cilën ia ndau organizata Delta Ekskluziv.Kryetari I Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti i cili, personalisht e ka pranuar çmimit në fjalimin e tij u shpreh se komuna që drejton ai gjithmonë do të mbështetë aktivitetet humanitare , sidomos ata të cilët kanë të bëjnë me personat me nevoja të posaçme. Përveç Komunës së Sarajit, në mesin e subjekteve që morën çmime ishin edhe televizioni A1, Spitali i zemrës, Filipi i II,Ambasada e Sllovenisë si kompani dhe institucione tjera.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}