Kompania private “Via-Komerc”, solemnisht hapi Qendrën për Kontroll Teknik të Automjeteve në Saraj. Kjo, Qender ka sipërfaqe prej 7 mijë metra katror dhe posedon aparaturë bashkohore e cila do të bëjë kontrollin e automjeteve të lehta dhe të rënda, me pasije të kualifikuara nga BE-ja. Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati, theksoi administrtat komunale në kontinuitet mbështet dhe ofron kushte për biznesmenet që dëshirojn të investojnë.
“Ne, si pushtet local jemi në shërbim të biznesmenëve dhe afaristëve të cilët dëshirojn të investojn në teritorin e Komunës së Sarajit. Kjo është obligim dhe detyrim I pushtetit local. Këto investime dukshëm janë duke përmisuar imazhin e Komunës së Sarajit, gjith ashtu lehtsojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Uni I inkurajojë të gjith afaristët qofshin të vendit apo të huaj, që të vijnë në Saraj për ta zhvilluar biznesin e tyre, ndërsa Komunën çdoher do ta kenë partner”, theksoi Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati.
Gjith ashtu edhe Ministri I Ekonomis Valon Saraçini, I siguroi afaristët se me investime të tilla do të happen vende të reja të punës. “Sot jamë i gëzuar që promovohen 40 vende të reja të punës, Ministria e Ekonomise u premton afaristeve se do të jetë në shërbim të tyre, që t’ju ndihmoj me tërë kapacitetin”, deklaroi Ministri I Ekonomis Valon Saraçini.
Investitorët e tillë dëshmojn një fakt se edhe në kushte të krizës ekonomike globale, në vendin tonë ka hapsirë për investime te reja, tha Kryetari i Odes Ekonomike të Maqedonis Veriperendimore, Menderes Kuçi.
“Kënaqem kur shohë se në mesin tonë ka shumë të tillë që realizojnë investime kapitale. Edhe pse ka krizë verprojne, është dëshmi edhe për biznesmenët tjerë që të investojn sepse, investimi në vendin tonë është investimë më i mirë”, u shpreh Menderes Kuçi.
Kjo Qendër fillimisht ka hapur 20 vende të reja të punës dhe është investim i afaristit Xhemal Nuishi, i cili ka vlersuar se është nevoje e kohës që edhe Saraji të ketë një Qendër për Kontroll Teknik të Automjeteve.