Komuna e Sarajit, ka filluar intenzivishtë te investoj në përmisimin e infrastrukturës rrugore, si ndërtimin e rrugëve të reja dhe meremetimin e rrugëve egzistuese në gjith teritorin e saj.
Sot, u bë përurimi I një rrugice në vendbanimin Saraj, ku me pllaka te bekatonit u mbulua një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë. Ky investim kapë vlerën reth tre million denarë që është investim nga mjetet buxhetore të Komunës së Sarajit.
Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati shprehet se në çdo vendbanim të teritorit të komunës deri në fundë të mandatit do të realizojë nga një project madhorë, mvarëishtë nga interesi I banorëve lokl.
“Sot në mënyrë solemne lëshuam në përdorim rrugën me numër njëzet. Ky është një premtim I fushatës zgjedhore se në çdo vendbanim do të realizojmë nga një projekt, mvarësishtë nga interesi I vendbanimit. Ky investim është tërësishtë I Komunës së Sarajit, ku është përfshirë një sipërfaqe prej 1300 metra katrorë dhe kapë vlerën reth tre million denarë. Shpresojmë se me këtë tempo do të vazhdojmë edhe në të ardhmen në të gjitha vendabnimet tjera, konformë programit zgjedhorë ashtu siç kemi premtuar gjatë fushatës zgjedhore. Me programin vjetorë Komuna e sarajit ka ndarë mjete buxhetore diku reth 15 milon denarë për rrugë. Gjatë kësaj periudhe janë mermetuar disa rrugë rrajonale si ajo me numër 402 që lidhe Sarajin me Bojanën dhe 403 që lidhe Kondovën me Radushën, këto dy akse rrugore janë shumë të rëndësishme për banorët eSarajit pasi që aty qarkkullojnë reth 40 mijë banorë të Komunës së Sarajit”, deklaroi Bekim Murati, kryetar I Komunës së Sarajit.
Gjith ashtu nga sot, kanë filluar punimet e ndërtimit të rrugës lokale në vendabnimin Krushopek, ku me pllaka të bekatonit do të shtrohet një rrugë prej 1600 metra katror. Njëherësh, punimet kanë filluar edhe në vendbanimin Rashçe, ku do të shtrohet me asfaltë një rrugë në gjatësi prej 1000 metra dhe asfaltimi I rrugës që lidhë vendbanimet Kopanicë-Bojanë, që është në gjatësi prej 3000 metra.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}