Komuna e Sarajit, kërkon përfundimin sa më të shpejt të punimeve

 

Saraj 24 shtator-Kryetari i Komunës së Sarajit,Blerim Bexheti i shoqëruar nga Ministri i ekologjisë, Nexhati Jakupi, dhe përfaqësues të EVN-së dhe ELEM-it,  kan vizituar kanjonin “Matka”, pas uljes së nivelit të ujit për shkak të disa punimeve teknike që bëjnë EVN-ja dhe ELEM-i në Hidrocentralin “Matka” dhe “Kozjak”.Kryetari i Sarajit, ka kërkuar që të përshpejtohen punimet dhe të ritet niveli i ujit që kësaj qendre rekreative, ti kthehet pamja e mëparshme dhe qytetarët të mund ti shijojnë bukuritë natyrore të “Matkës”. Numri një i Sarajit , publikisht ka shfaqur kritika ndaj , dy ndërmarjeve që zhvillojnë punimet pasiqë të njejtat nuk e kanë informuar Komunën për këto aktivitete.Ministria e ambientit, gjatë një inspektimi ka konstatuar se edhe përkundër uljes së nivelit të ujit, lumi Treska, nuk është ndotur dhe nuk paraqet rrezik për botën e gjallë. “Inspektorati shtetëror pranë ministrisë së Mjedisit Jetësor nuk ka  konstatuar ndotje  të mjedisit jetësor. Nuk ka dëmtime në bilancin e peshqëve, nuk ka rënie drastike të nivelit biologjik të ujit”, deklaroi Nexhati Jakupi – ministër i Ambientit Jetësor. Në hidrocentralin e Kozjakut është duke u bërë një ndërhyrje në agregatin e saj ndërsa në Matkë po ndërtohet tunel për përçimin e ujit. Këto punime, nga kompanitë energjetike cilësohen si të rregullta.Punimet do të përmbyllen më, 15 tetor ndërsa deri atëherë  në brigjet e Treskës, do të ndërmerren aktivitete shtesë, për pastrimin e brigjeve të lumit, “Treska”.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}