Saraj 29 janar-Këshilli komunal i Komunës së Sarajit, në mbledhjen e të premtes ka mirtaura vendimi që heroit në Krushopekut i cili vetëm para disa ditëve ia shpëtoi jetën 24 vjeçares e cila deshi të mbys vetveten në lumin “Vradar “ ti ndajë një shpërblim në të holla në shenjë mirënjohje për aktin e tij human. “Komuna e Sarajit, ndjehet krenare që në vendbanimet e saja ka djemë sikurse Sami Neredini, I cili sakrifiokoi jetën e vet vetëm e vetëm për të shpëtuar jetën e vajzës e cila në gjandje afekti u mundua të marë jetën duke u hedhur në lumin Vardar. Ne si komunë e gjithmonë do t’i jemi falenderues Samiut me shpres që ky djalosh gjithmonë do të mbetet simbol i sakrificës dhe hunanitetit. “thuhet në kumtesën e Komunës së Sarajit. Shpërblimi modest dhe mirënjohja djaloshit nga Krushopeku do ti ndahet në një senacë solemne e cila do të organizohet gjatë ditëve të ardhshme në Komunën e Sarajit. Misioni shpëtimtar i “heroit” Sami Nuredini nga fshati Krushopek i Komunës së Sarajit ndodhi ditën e martë, kur ai pasi kishte parë vajzën duke bërë thirrje për shpëtim në mesin e lumit Vardar, pa hezitim dhe pa u shqetësuar për temperaturat e ulëta që kishin mbretëruar, kishte kërcyer në lumë duke rrëmbyer 24 vjeçaren. Falenderime dhe mirwnjohje djaloshit nga Krushopeku i ka ndarw edhe Zëvendëskryeministri Abdylaqim Ademi I cili në shenjë mirënjohjej me portretin e Nënës Terezë. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}