Dje me datë 10.04.2023 komuna e Sarajit mori pjesë në Manifestimin përkujtimorë “EKSODI BLLACA 99” që u mbajt në Hanë të Elezit.
Organizator të këtij manifestimi ishin: Shoqata për kthimin e Refugjatëve Shqiptar nga Kosova në shtëpitë e veta, Shoqata e Shkrimtarëve “ABC – POETIKE” nga Shkupi dhe nikoqir i kësaj ngjarje komuna Hani Elezit.
Me këtë rast pranuam Çmimin “Hasan Prishtina” dhe Mirënjohje për ndihmën që kan dhënë banorët e komunës së Sarajit, në përkujdesjen dhe strehimin e të dëbuarve shqiptar nga Kosova, të cilët forcat policoro – ushtarake Serbe me forcë i dëbuan nga shtëpitë e tyre.
Bllaca do të mbetet përgjithmonë në kujtesën tonë dhe gjithmonë do ta përkujtojmë çmimin e madh që paguajti populli shqiptar për lirinë dhe pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Gjatë këtij manifestimi nga SHSH “ABC-POETIKE” u recituan 24 poezi nga 24 poet, të ardhur nga të gjitha trojet shqiptare.
Në këtë manifestim me ekspozitën e tij mori pjesë Asllan Krasniqi – artist dhe fotograf i njohur.
Manifestimi u mbyll me nji Program kulturoro – Artistik nga Ansambli i këngëve dhe valleve “SHOTA” nga Prishtina.