Sot prita në takim znj.Koçovska Mare, sekretare pranë Kryqit të Kuq në rajonin e Karposhit.
Në këtë takim temë diskutimi ishin projekte të përbashkëta të cilat kryesisht do të shërbejnë për parandalimin dhe zbutjen e vuajtjeve njerëzore, mbrojtjen e jetës dhe shëndetit, përmirësimin e gjendjes sociale, duke siguruar respekt dhe dinjitet për qenien njerëzore.
Komuna e Sarajit ka qenë vazhdimisht e interesuar për të inkurajuar dhe promovuar vlera humane dhe ka është e gatshme për të reaguar në kohë ndaj sfidave bashkëkohore humanitare.