Komuna e Sarajit nikoqire e festivalit,”Skupi 2010″

Saraj, 4 korik –Të dilën në mbrëmje në sallën sportive në Saraj ka përfunduar festivali tradicional , ndërkombëtarë “Skupi 2010”. Komuna e Sarajit si nikoqire e këtij manifestimi , organizoi darkën , piknin në Matkë dhe shpërblime për të gjithë pjesëmarësit në këtë festival . Kryetari i Komunës së Sarajit z. Blerim Bexheti, në lokalet e Komunës ka pritur përfaqësuesit e të gjitha shoqërive kulturoro-artistike që morën pjesë në festivalin “Skupi 2010”. Ai përpara pjesëmarësve në kët festival u  shpreh se manifestimet e tilla janë formë e shkëlqyer , për afrimin e njerëzve me kultura të ndryshme ,  nga shumë vende të botës. Ai ka premtuar se dyert e Komunës  që drejton ai çdoherë do jenë të hapura për aktivitetet kulturore. “Synimi ynë nuk është që të mbetemi këtu , shpresojmë se do të arijmë që vitin e ardhshëm , Komuna jonë të organizojë  një festival në të cilin do të marin pjesë më shumë vende nga Evropa dhe më gjër”,ka thënë Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti.Festivali tradicional i katërti me radhë “Skupi 2010”, filloi më 2 korik , në Komunën e Çairit, ndërsa përfundoi të dielën më 4 korrik në mbrëmje në Komunën e Sarajit.Në këtë festival morën pjesë dhjetë  shoqëri kulturoro-artistike  nga Maqedonia, Shqipëria, Kosova, Bullgaria dhe Turqia

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}