“ Ky 28 nëntor, ky flamur e kjo festë, shqiptarët çdo vit e presin me mall sepse kujton themelimin dhe ngritjen e flamurit kuq e zi për të cilin shumë atdhetarë, dëshmorë dhe heronjë kanë dhënë jetën e tyre që ne sot të mundemi lirshëm të kujtojmë dhe nderojmë gjithë ata që u flijuan për kët flamur. E këtu do të doja ta përmend kontributin e hoxhallarëve në këto treva në rruajtjen e identitetit kombëtarë “, ka thënë Bexheti.
Ndërsa duke përshëndetur këtë manifestim, kryetari i bashkësisë fetare Islame në Maqedoni reis ul ulema haxhi efendi Sulejman Rexhepi theksoi se identite kombëtare dhe fetarë është i bashkuar.
“Kur udhëton nëpër anelet e historisë shqiptare dhe flet për projektet dhe lëvizjet mbarë kombëtare kupton se një rol të rëndësishëm kanë luajtur edhe rilindasit e mëdhenj shqiptarë të cilët në shumë raste ishin drejtues fetarë duke filluar që nga imamët, myderizi dhe muftiu “ ka deklaruar Rexhepi.
Në emër të kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim të pranishmit i përshëndeti, shefi i kabinetit të tij Artan Grubi, ndërsa të pranishëm në këtë manifestim ishin edhe deputetë, drejtorë shkollash dhe myftinjë.
Në nder të ditës së flamurit u recituan edhe poezi nga poetë shqiptarë Fejzi Bojku, Daut Dauti, Rami Kamberi, Arlinda Batiju, Rina Turkeshi-Sahiti dhe shumë të tjerë