Komuna e Sarajit në mënyrë solemne ka shënuar përvjetorin e katërmbëdhjetë. Në këtë solemnitet ishe i pranishëm i gjithë stafi udhëheqësi i Bashkimit Demokratik për Integrim në krye me liderin e saj, Ali Ahmetin. Ditëlindejen e katërmbëdhjetë komuna e Sarajit e ka festuar me më tepër aktivitete. Në orët e paraditës në mënyrë solemne në fshatin Gllumovë filluan punimet për instalimin e rrjetit të kanalizimit, ndërsa në mbrëmje Komuna e Sarajit organizoi një pritje solemne në të cilën qindra qytetarë patën mundësi të njoftohen me të ariturat e Komunës për këtë vit si dhe me politikat e Bashkimit Demokratik për Integrim. Kryetari i Komunës, Blerim Bexheti në fjalimin e tij përpara kreut më të lartë të BDI-së, dhe qindra qytetarëve tha se tetëmbëdhjetë muaj udhëheqëje me një komunë nuk është periudhë e mjaftueshme për zgjidhjen e të gjith problemeve, me cilat ballafaqohen qytetarët, por është periudhë e mjaftueshme për të dëshmuar gadishmërinë për udhëheqjeje me një institucion i cili duhet të jetë në shërbin të qytetarëve. “Gjatë këtyre muajve, arritëm që qytetarëve t’ua kthejmë besimin në institucionin, tua kthejmë atë që është më e shtrenjtën, lirin dhe sigurinë, e cila në periudhën e kaluar u kishte munguar. Gjatë kësaj periudhe, falë mbështetjes së qytetarëve, Komunës së Sarajit ia hoqëm epitetin e një vendi të pasigurtë. Që nga Maji i vitit 2009, kur edhe morëm besimin e qytetarëve, kjo komunë u bë vatër e arsimit , kuturës, edukimit dhe sportit.Situata e trashëguar në Komunë ka qenë mjerim. Komunën e gjetëm me shumë borxhe, shuma të cilat arijnin më tepër se 48 milion denarë. Deri më tani kemi shlyer rreth 23 milon denar, edhe atë 13 milion borxhe të paevidentuara, borxhi momental është 37 milion denarë. Në një situatë të ngjajshme e gjetëm edhe ndërmarjen publike “Saraj”, e cila ishte e zhytur në borxhe, dhe jofunksionale, falë menaxhimit të mirë kjo ndërmarje tanimë është rentabile dhe është në shërbim të qytetarëve, ka thënë Bexheti. Kreu i Sarajit foli edhe për të ariturat e kësaj komune në vitin 2010. “Viti 2010, për komunën e Sarajit , mund të thuhet si ishte i sukseshshëm , për herë të parë në historinë e kësaj komune u inaugurua palestra sportive e cila është e pajisur me mjetet më moderne, ndërsa në bashkëpunim me Qeverinë e Maqedonisë jemi duke realizuar projektin për ndërtimin e fushave të futbollit dhe atë në fshatin Lubin dhe Svillare, ndërsa në fshatin Shishovë është duke përfunduar projekti për ndërtimin e fushave të tenisit, kurse në Radushë , Bojanë , Lubin dhe Shishovë, ndërtimi i tereneve të hapura sportive. Gjatë këtij viti Komuna e Sarajit ka investuar rreth 10 milion denarë në përmirësimin e infrastrukturës rrugore nëpër të gjitha vendbanimet. Në bashkëpunim me qytetarët këtë vitë arritëm të bëjmë investime të mëdha në më tepër vendbanime të Komunës së Sarajit. Për herë të parë në një vendbanim në të cilin jetojnë bashkësi të ndryshme etnike në fshatin Lubin, investuam dhe përmirësuam infrastrukturën rrugore duke shtruar mbi 3000 mijë metra katrorë pllaka të betonit . Puna jonë në përmirësimin e rrugëve ka vazhduar edhe nëpër vendbanimet tjera dhe atë në Saraj kemi shtruar katër rrugica , si dhe pjesën në hymje të Xhamis më të vjetër në Saraj Husein Shah. “ka thënë Bexheti. Për të ariturat e BDI-së, në pushtetin egzekutiv foli zëvendëskryeministri, Abdilaqim Ademi, ndërsa për pozitën e BDI-së, Lideri i kësaj partie Ali Ahmeti.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}