Komuna e Sarajit shënon përvjetorin e trembëdhjetë

Saraj 13 dhjetor-Komuna e Sarajit në mënyrë solemne ka shënuar  përvejetorin e trembëdhjetë të ekzistimit të saj. Kryetari i Sarajit Blerim Bexheti në fjalimin e tij  u shpreh se tetë muaj udhëheqëje me një komunë nuk është periudhë e gjatë për  zgjidhjen e të gjith problemeve, me cilat ballafaqohen qytetarët, por është  peridhë e mjaftueshme për të dëshmuar gadishmërinë për udhëheqjeje me një institucion i cili duhet të jetë në shërbim të qytetarëve. “Viti që po e lëmë pas mendoj se ishte një vit i mbarë për ne si Komunë edhe përkundër krizës së madhe ekonomike  dhe recisonit i cili gjithnjë e më tepër po bëhet pengesa kryesore për realizimin e projekteve, aritëm ti realizojmë projektet tona kryesore. Dalngadalë jemi duke realizuar premtimin kryesorë, për kthimin e siguris së qytetarëve në Komunën tone dhe së bashku me institucionet tjera përkatëse aritëm që tua kthejmë besimin qytetarëve në institucionet shtetërore.”ka thënë kreu u Sarajit Blerim Bexheti. Ai në fjalimin e tij nuk ka haruar të përmend edhe infrastrukturën dhe problemet e shumta me të cilët po ballafaqohen banorët e Sarajit.” Një ndër projektet më madhore  cili është në rrjedhë e sipër është rrjeti i kanalizimit nëpër tre vendbanimet e Komunës së Sarajit. Gërçec, Gllumovë dhe Shishovë i cili kapë vlerën mbi 800 mijë euro. Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Qytetin e Shkupit, ka bërë asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Rashçe-Kopanicë. Për herë të parë pas disa viteve në bashkëpunim me hekurudhat e Maqedonisë kemi bërë sinjalizimin e hekurudhës e cila kalon nëpër vendbanimet e Sarajit, nevojë kjo e kahmotshme për qytetarët e kësaj ane me qëllim të mënjanimit të aksidenteve të cilat kanë marë jetën e shumë qytetarëve. Gjendja financiare e Komunës tonë nuk është edhe aq e lakmueshme , nga garniture e mëparshme kemi trashëguar borxhe të mëdha të cilat aijnë rreth 1 milon euro. Vetëm për disa muaj menaxhim me Komunën aritëm që të shlyejmë borxhe në shumë prej më tepër se 100 mijë euro”ka thënë Bexheti. Ai nuk ka haruar të përmend edhe punët për vitin e ardhshëm.   “Bashkarisht me Qeverinë e Maqedonisë ,jemi   duke shqyrtuar mundësinë për zgjidhjen e problemit dhe presim nga qeveria që të sigurojë mjete për ndërtimin e objektit të Komunës. Ndërtimi i urës së Sarajit është një ndër problemet kryesore e cila kërkon intervenim urgjent dhe efikas , pasiqë kjo urë e cila i lidh fshatrat e Sarajit me kryeqendrën është në gjendje të mjerueshme. Ne si Komunë në bashkëpunim me Qytetein e Shkupit kemi bërë projektin ideor për ndërtimin e një ure të re mbi lumin Vardar”ka thënë Bexheti.  Në këtë solemnitet ishin të pranishëm zëvendëskryeministri Abdilaqim Ademi si dhe Ministri i pushtetit local Musa Xheferi, ndërsa Komuna e Sarajit me rastin e përvejtorit të saj ka ndarë edhe mirënjohje për personalitete nga sfera të ndryshme. Mirënjohje nga sfera e arsimit i u nda veteranit të arsimit në Bakiu Bakiut, në sferën e kulturës mirënjohje iu nda Shoqëris kulturoro-artistike Drita e Dervenit nga Saraji si dhe Stacionit policor “Saraj”, për përmirësimin e gjendjes së siguris në komunën e Sarajit.

  (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}