Komuna mbështet festivalin”Saraj Fest”, për një maj

Tashmë është bërë traditë që qytetarët për festën e 1 Majit të dalin dhe të festojnë në natyrë, një nga vendet e frekuentuara ku ata kan zgjedhur të dalin sot ishte edhe parku i Sarajit.

 

Banorët e kryeqendrës, njerëz të shumtë nga qytete tjera, kishin zgjedhur sot Parkun e Sarajit për të festuar ditën e puntorëve 1 majin. Gjithandej familjar dhe miq të organizuar po krëmtonin së bashku.

 

Që nga orët e hershme të mëngjesit të sotëm të gjitha rrugët e kryeqendrës çoninin drejt qendrës rekreative Saraj dhe pikave tjera turistike, ku qytetarë të shumt kishin dalur me miq e familjarë për tu relaksuar. Që argëtimi të jetë sa më në nivel Komuna e Sarait ishte kujdesur edhe me një koncert, me këngë dhe valle shqipe.

 

Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati, tha se administrat komunale ka ndërmarë të gjitha masat e nevojshmë, që qytetarët të cilët kanë zgjedhur Parkun e Sarajit për pushim, të ndjehen të qetë, sigurtë dhe të relaksohen. 

 

“Komuna e Sarajit ashtu si 3 vite me radhë ka marë për obligim që të organizojë sensibilizoj, stimuloj dhe materializoj kulturën shqiptare me këngë dhe valle të bukura popullore shqiptare. Komuna e Sarajit çdoher do të jetë e hapur për të ndihmuar aktivitete kulturore shqiptare, pasi atë e ka obligim ligjorë dhe kombtarë, tha Bekim Murati-Kryetar i Komunës së Sarajit.

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}