Komuna Saraj nënshkruan grantin e dytë nga IPA Fondet!

Komuna Saraj nënshkruan grantin e dytë nga IPA Fondet!
Kryetari i Komunës së Sarajit, z.Ilas Veseli, ka nënshkruar zyrtarisht kontratën për projektin BLUNEW, pjesë e programit Interreg IPA Adrion.
Ky projekt i rëndësishëm përqendrohet në promovimin e inovacionit në Ekonominë Blu, saktësisht Komuna e Sarajit ka përfituar fonde të BE-së, që së bashku me partnerë ndërkombëtarë të punojë në zgjidhje inovative që do të përmirësojnë zonat ujore të Sarajit, Kanjonin e Matkës, dy lumenjtë, Vardar dhe Treska, duke krijuar mundësi për bizneset lokale dhe përmirësuar praktikat tona mjedisore.
Projekti do të zgjasë 30 muaj dhe implementohet së bashku me Institutin ZIP.