Komuna e Sarajit në bashkëpunim me Shtëpin Shëndetësore Publike, realizoi një aksion humanitar në sheshin e kësaj Komune, me ç’rast zbatuan falas kontrollin e diabetit, yndyrës, matjen e tensionit dhe dhanë këshilla mjeksore për qytetarët e këtij rajoni. Ata paralajmeruan se ky aksion do të shtrihet edhe në fshatrat e tjera të Komunës së Sarajit. Ky aktivit për herë të parë është organizuar në komunën e Sarajit. Autoritetet vendore te Sarajit premtojne aktivitete të tjera në sfera të ndryshme.
“Ky aksion është I mirpritur nga qytetarët e komunës së Sarajit, kështu që aksione të tilla do të ketë edhe në vendbanime tjera. Kjo është një formë e shkëlqyer të ju vijë në ndihmë banorëve, vecanërisht kategorive sociale për kontroll falas”, tha Kryetari I Komunës së Sarajit Bekim Murati.
Ndërkaq, Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik Besim Koka tha se ka pasur raste të cilët për herë të parë kanë marrë vesh se kanë problem mjeksore të cilët janë orientuar që të vazhdojnë më tutje dreht institucioneve të tjera shëndetsore
Banorët e Komuës së Sarajit, ishin të kënaqur nga ky lloj aktiviteti. Shtëpia e Shëndetit publik për ndihmën e sotme mjeksore kishte bërë përgatitje laboratorike për gjithsej 200 qytetarë.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}