Kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti po qëndron në vizitë zyrtare në Turqi. Qëllimi i vizitës është binjakëzimi me Komunën e Kirshehirit dhe pjesëmarrje në manifestimin “Java e devotshmërisë”, si dhe vizitë në Komunën e Bajram Pashës në Stamboll. Në manifestimin që është tradicional dhe mbahet 23 vite me radhë po marin pjesë shumë përfaqësues dhe delegacione nga vende të ndryshme të Evropës si Gjermania, Moldavia, Bullgaria, Bosnja e Hercegovina. Nikoqirë të këtij manifestimi ishin kryetari i Parlamentit turk Mehmet Ali Shahin dhe ministri i Tregtisë në Qeverinë turke Nihat Ergyn. Në takimin që realizoi Bexheti me kryetarin e Komunës së Kirshehir, Jashar Bahçexhi, të dy kryetarët folën për thellimin e bashkëpunimit mes dy komunave në shumë sfera të ndryshme, si në kulturë, arsim dhe ekonomi. Gjithashtu, në kuadër të kësaj vizite kryetari i Komunës së Sarajit Blerim Bexheti do të qëndrojë në Stamboll ku do të realizojë një takim pune me kryetarin e Komunës së Bajram Pashës.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}