Saraj 4 tetor-Kryeministri Nikolla Gruevski, i shoqëruar nga ministri i Arsimit dhe Shkencës, Nikolla Todorov, dhe Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti, kanë vizituar fshatin Lubin , ku jetojnë rreth 2 mijë banorë, etnikisht të përzier, shqipëtarë dhe boshnjak. Kryeministri dhe Kryetari I Komunës kanë vizituar edhe shkollën fillore “Dituria “, e cila është duke u zgjëruar dhe së shpejti nxënësit e këtij fshati , do të mund që mësimin ta ndjekin në gjuhën e tyre amëtare që nga klasa e parë deri në të nëntën. Për shkak të hapësirave të kufizuara nxënësit e Lubinit mësimin e tyre pas përfundimit të klasës së katërt e ndjekin në shkollën qendrore në Saraj. Komuna e Sarajit për rindërtimin e kësaj shkolle nga buxheti I saj ka ndarë mbi 1 million e 500 mijë denarë.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}