27 qershor 2009-Kryetari i Komunës e ka informuar kreun e Qeverisë, me situatën aktuale në Komunën e Sarajit, dhe projektet që do ti realizojë në mandatin e ardhshëm katërvjeçarë.“Në procedurë e sipër e kemi realizimin e projekteve për kanalzimin e vendbanimeve Gërçec, Shishovë dhe Gllumovë, gjithashtu edhe për sistemet e kolektorëve që duhet të jenë shtatë në territor të Komunës së Sarajit të cilët janë të parapara që të instalohen vitin e ardhshëm dhe janë pjesë e projektit të Qeverisë, respektivisht Ministrisë së Ekologjisë",kështu u shpreh, Kryetari i Komunës Blerim Bexheti, i cili e ka informuar delegacionin qeverita edhe për situatën financiare në institucionin që drejton ai si dhe , problemet rreth objektit të Komunës , pasi që kjo Komuna e Sarajit është e vetmja që ende nuk ka siguruar objektin e saj të përhershëm . Nga ana tjetër numri një i qeverisë, Gruevski ka premtuar , ndihmë për Komunën e sidomos, në pjesën e zgjërimit të wikend zonave në ish objektin e kazermës në Matkë. “Në takimin që e pata me Kryetarin e kësaj komune biseduam për problemet dhe projektet të shumta. Një ndër projektet e përbashkëta mes Qeverisë dhe Komunës së Sarajit, është regullimi i sistemit të kolektorëve i cili duhet të përfundojë diku ka viti 2011. Biseduam edhe për probleme tjera me të cilat po ballafaqohet kjo Komunë.Gjithashtu kreu i Komunës më informoi edhe për urën e cila lidh fshstarat e kësaj komune me Qytetin e Shkupit. Ne si Qeveri do të mundohemi që të sigurojmë mjete që qytetarët sa më lirshëm të kalojnë mbi këtë urë. Qeveria me seriozitet do shqyrtojë idenë për zgjërimin e wikend zonës në Matkë, “ka thënë Kryeministri, Nikolla Gruevski. (/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}