Kryetari Bexheti, mer pjesë në hapjen solemne të vitit të ri akademik në “International Ballkan University”

Shkup, 7 tetor-Kryetari i Komunës së Sarajit, Blerim Bexheti , ka marë pjesë në hapjen solemne të fillimit të vitit të ri akademik 2009/10, në Universitetitn”International Ballkan University” në Shkup. Përveç kreut të Sarajit, në këtë solemnitet ishin të pranishëm edhe personalitete, nga jeta politike dhe shoqëore në Maqedoni si dhe përfaqësues nga Republika e Turqisë. “International Ballkan University”,Komunës së Sarajit i ka ndarë dhjetë bursa për nxënësit më të mirë të cilët gjatë katër viteve të ardhshme do të  studijojnë në këtë Universitet.