Shoqëria Kulturore Artistike “Drita e Dervenit”, po merë pjesë në festivalin ndërkombëtare ‘Ynue 2018’, në Turqi. Ata janë përcjellur nga kryetari I Komunës së Sarajit Blerim Bexheti, I cili ju ka uruar sukses në këtë festival ndërkombëtarë në Turqi.
Kryetari Bexheti, ju uroi rrugë të mbarë dhe shëndet të gjithë anëtarëve dhe udhëheqësis së SHKA “drita e Dervenit”, pasi që ata do të qëndrojnë disa ditë në festival, duke shtuar se nga viti I ardhshëm do të rrisë mjetet buxhetore për mbështetje më të madhe ndaj kulturës.
Komuna e Sarajit është mbështetëse e të gjitha Shoqërive Kulturore Artistike në Saraj, pasi që ata në kontinuitet dhe në vende të ndryshme prezantojnë kulturën dhe traditën shqiptare, si dhe traditat autoktone dervenase.