Kryetari Blerim Bexheti mirëpriti përfaqësuesit e Shoqatës Bjeshkatare Alpiniste “Dardania”, ku u njoftua nga afër për aktivitetet e realizuara dhe sukseset e arritura gjatë vitit 2022.
Befasuese ishin rezultatet e arritura, ku gjatë këtij viti kishin realizuar mbi 60 aktivitete, kishin përshkuar mbi 1000 km rrugë, dy anëtar të kësaj shoqate ishin ngjitur në majen Ararat (5137m/lmd) – majen më të lartë në Turqi, dhe nji anëtar kishte ngjitur majën Trigllav (2864 m/lmd) – majën më të lartë në Slloveni.
Kryetari i përgëzoi për këta suksese mjaft domethënëse jo vetëm për Shoqatën “Dardania”, por edhe për të gjithë ne. Gjithashtu i përgëzoi edhe për sukseset e tjera që kanë renditur e vazhdojnë ti rendisin vazhdimisht në fushën e alpinizmit.