Kryetari I Komunës, Blerim Bexheti dhe Kryeministri,Gruevski takojnë qytetarët

27 qershor 2009-Kryeministri i Maqedonisë, z.Nikolla Gruevski i shoqëruar nga Kryetari i Komunës z. Blerim Bexheti , gjatë vizitës së tij, në Komunën e Sarajit  ka realizuar edhe takime me banorët e Sarajit . Përmes takimieve të drejtpërdrejta me Kryemininistrin dhe ministrat e Ekonomisë Fatmir Besimi dhe atë të ambientit, Nexhati Jakupi, qztetarët kanë biseduar për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohen, vendbanimet dhe banorët e Komunës së Sarajit. Gjatë këtyre bisedave ata kanë marë garanca nga kabineti qeveritarë  se Qeveria dhe institucionet përkatëse, do të bëjnë çmos , që Saraji  edhe më tej të mbajë epitetin e  një zone të pastër, dhe e preferueshme për investitorët e huaj. Vizita e Kryeministrit Nikolla Gruevski në Komunën e Sarajit, ka përfunduar me pierjen e kafes në një ndër kafiterit e Sarajit.  

(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}