Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti realizoi takim me zëvendës kryetarin e Këshillit të Qytetit të Bursës

Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti realizoi takim me zëvendës kryetarin e Këshillit të Qytetit të Bursës

Kryetari i komunës së Sarajit z.Blerim Bexheti realizoi takim me zëvendës kryetarin e Këshillit të Qytetit të Bursës dhe njëherit kryetar i Federatës së Komunitetit Rumeli (RUDEF) nga Turqia z. Şuayip Toprak dhe këshilltarin në Këshillin e Komunës Osmangazi z. Ibrahim Toprak.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi i mundësive të bashkëpunimit mes dy komunave, bashkëpunimi me Federatën e Komunitetit Rumeli (RUDEF) që në të ardhmen të organizohen evente të ndryshme në komunën e Sarajit.
Kryetari Bexheti e ka njoftuar z. Şuayip Toprak për projektet që janë realizuar, sukseset e shumta që janë korur për vitin e pare të mandatit gjithashtu projektet që janë planifikuar të realizohen vitin që vjen.

 

 

“Komuna e Sarajit është e gatshme që të bashkëpunoj me të gjith për realizimin e ideve dhe projekteve të ndryshme, ndërsa qelsi i çdo suksesi padyshim se është puna me përkushtimi si dhe bashkëpunimi me miqt nga rajoni dhe më gjërë u shpreh kryetari Bexheti”
Ndërsa, Z.Suaip dhe Z.Ibrahim shprehen falemderimet e tyre për mikpritjen që ju bërim kryetari Bexheti si dhe u zotuan se në të ardhmen do të realizojnë ndonjë aktivitet të përbashkët.

Komuna e Sarajit, gjithmonë do të jetë e hapur për bashkëpunime te këtilla si dhe do të përkrah të gjithë ato që duan të mirrën e vendit tonë.