Kryetari i Komunës, solemnisht lëshon në përdorim Xhaminë në fshatin Kopanicë

17 gusht 2009 –Kryetari i Komunës së Sarajit, z. Blerim Bexheti, në mënyrë solemne ka lëshuar në përdorim Xhaminë e re në fshatin Kopanicë. Hapja e Xhamis së re, është bërë në prag të muajit të shenjtë të Ramazanit në të cilën bersimtarët do të mund t’i kryejnë obligimet e tyre fetare.Xhamia e re kryesisht është ndërtuar me vetfinancim të banorëve të Kopanicës, të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë kontribuar, në përfundimin e punëve. Me kontributet e tyre në ndërtimin e këtij tempulli fetar, kanë marrë pjesë edhe shumë besimtarë nga të gjitha viset e Maqedonisë.