Kryetari i Sarajit Bexheti dhe ministri i ekonomisë Bekteshi vizituan kompaninë Dauti Komerc

Kryetari i Sarajit Bexheti dhe ministri i ekonomisë Bekteshi vizituan kompaninë Dauti Komerc

Kryetari i komunës së Sarajit, Blerim Bexheti dhe ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi kanë vizituar kompaninë Dauti Komerc e cila vepron në teritorin e komunës së Sarajit.
Bexheti e Bekteshi me pronarin e kësaj kompanie Xhemail Dauti kanë biseduar për projekte të shumta që janë në dobi të bizneseve që gravitojnë në komunën e Sarajit

“Komuna e Sarajit, është e gatshme që të përkrah kompanitë në teritorin e saj krejt me qëllim për të arritur synimet, ndërsa qelsi i çdo suksesi padyshim se është puna me përkushtimi , i cili më pas rezulton me përforcimin e kompanive në tregjet e njohura në rajon dhe më gjërë“ tha kryetari Bexheti.

“DAUTI Komerc në punën e saj shumë vjeçare si biznes familjar, i plotëson të gjitha standardet e një kompanie serioze e cila falë rezultateve të deritanishme të cilat i kanë treguar në treg si në vend ashtu edhe jashtë ka ndikuar dukshëm ne klimën e biznesit tek ne që besoj dhe shpresoj të ndiqet edhe nga të tjerët sepse parametrat e suksesshëm të këtyre kompanive nënkuptojnë rritje ekonomike dhe sukses për ekonominë tone” u shpreh me këtë rast Bekteshi.

Bexheti dhe Bekteshi edhe njëherë u kanë bërë apel kompanive tona që në mënyrë aktive ti ndjekin thirrjet publike për masat që janë pjesë e programit qeveritarë për rritje ekonomike dhe të mos ngurojnë , por të aplikojnë në bazë të kushteve sepse në këtë mënyrë kontribuohet për lehtësimin e biznesit, rritjen ekonomike dhe standard më të mire për të gjithë qytetarët .
Kryetari Bexheti u shpreh se në pëeriudhën që vjen do ti vizitojë edhe kompanitë tjera të cilst veprojnë në komunën e Sarajit.