Saraj, 24 korik-Kryetari i Komunës së Sarajit,z.Blerim Bexheti , ka marë pjesë në emisionin “studio 2”në televizionin A2.Në këtë emision Kryetari i Sarajit, ka përfaqësuar Bashkimin Demokratik për Integrim dhe pozitat e partisë së tij rreth zhvillimeve aktuale në vend. Përvec, z. Bexheti, në emision morën pjesë edhe përfaqësues të Demokracisë së Re dhe Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë. Në këtë emision debativ , z. Bexheti edhe një herit ka riafirmuar , pozicionin e BDI-së, se partia e tij angazhohet për anëtarësimin sa më të shpjtë të vendit në NATO dhe në BE. Kryetari i Sarajit, duke folur rreth implementimit të Marëveshjes së Ohrit tha se ky dokument i cili ka garanca ndërkombëtare duhet të jetë obligim i të gjitha partive, pa marë parasysh pozitës së tyre momentale . “Implementimi i plotë i marëveshjes së Ohrit , është obligim i Republikës së Maqedonisë. Vetëm zbatimi i plotë dhe i drejtë i saj është garanci për anëtarësimin e vendit në familjen e madhe evropine. Nga viti 2006 deri në vitin 2008, kishim një ngecje të madhe në implementimin e kësaj marëveshjeje ,”ka thënë Bexheti.
(/([\|{}\(\)\[\]\\\/\+^])”\)(‘<"''"><\')}